Nga e hëna është mbyllur Shpella e Gadimes. Kjo, pas vendimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për mbylljen dhe ndalimin e të gjitha aktiviteteve në Monumentin e Natyrës me Rëndësi të Veçantë, Shpellës së Gadimes, në Komunën e Lipjanit, për një afat kohor. Arsyetimi: dëmi i madh që po i bëhet asaj.
Kreshnik Berisha, këshilltar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka thënë se për shkak të gjendjes në të cilën është shpella, kjo ministri është detyruar të marrë vendimin e mbylljes së Shpellës së Gadimes, meqë shkatërrimi i saj është bërë i madh.
“Gjendja përreth shpellës, në kodrën e Murturit, në të cilën është krijuar ajo nuk është e mirë, në pjesën veriperëndimore të saj janë konstatuar dukuritë e gërryerjes së materialit shkëmbor nga reshjet”, ka thënë Berisha për “Zërin”, duke treguar se në këtë vend turistik kanë ndodhur edhe veprimtari të ndaluara.
“Në Shpellën e Gadimes janë ushtruar veprimtari të palejuara që rrezikonin karakteristikat dhe vlerat e kësaj pasurie kombëtare. Mbyllja e përkohshme u vendos si masë e përgjithshme për mbrojtjen e monumentit”, ka thënë Berisha.
Berisha më tej ka treguar për dëme që ka pësuar kjo pasuri natyrore, siç janë çarjet e mëdha në zonën tektonike në hyrje dhe në fillim të kanalit të Galerisë së Lotëve, një tjetër rrezik që kërcënon atë është rreziku i shembjes dhe rënies së copave të shkëmbinjve në korridoret që frekuentohen nga vizitorët.
“Në shpellë është konstatuar, në përmasa shqetësuese, paraqitja e myshqeve dhe zverdhja e stolive speleologjike gjë që do të ketë ndikime serioze në proceset e zhvillimit të mëtejmë të shpellës”, ka thënë Berisha, duke numëruar edhe një sërë probleme të tjera që lidhen me Shpellën e Gadimes, ndër to, thyerjet që i janë bërë, larja mekanike e stolive, gjë që zvogëlon vlerën e shpellës.
Ndriçimi joadekuat, punimet ilegale dhe menaxhimi i shpellës pa kritere profesionale dhe shkencore, sipas Berishës, janë disa probleme të tjera me të cilat ballafaqohet ky monument.
“Është brengosëse edhe dukuria e mbishkrimeve dhe grafiteve të ndryshme që hasen kudo nëpër korridoret e shpellës, dukuri kjo që në masë të madhe e dëmton imazhin dhe origjinalitetin e këtij monumenti natyror”, ka thënë më tej këshilltari i ministrit, Dardan Gashi. Ai më tej për gazetën ka thënë se pavarësisht përpjekjeve të deritanishme të institucioneve për të menaxhuar këtë pasuri kombëtare, kjo nuk ka ndodhur, për shkak të pretendimeve autoriale.
“Tashti pas implementimit të vendimit; mbylljes së përkohshme të Shpellës, do të krijohet Drejtoria e cila dhe do të merret me menaxhimin e saj. Buxheti veçse është ndarë dhe presim që në një të ardhme të afërt Shpella e Gadimes t’i kthehet jetës dhe përkujdesjes shtetërore”, ka përfunduar Kreshnik Berisha.
Fillojeta Konjuhi, nga iniciativa “Save the Cave”, ka shprehur se e kanë mirëpritur vendimin e ministrisë pasi që është e domosdoshme të intervenohet në të.
“Ne kemi pasur takim me zëvendës ministri i Ambientit Shpëtim Rudi, gjatë kampanjës, edhe na ka premtuar që në një të ardhme të afërt do të marrin masa, siç duket ato filluan”, ka thënë Konjushi, duke shtuar se shpresojnë që do të bëhen ligje adekuate që do të mbrojnë Shpellën e Gadimes. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e panjohur e pasardhësve të Skënderbeut

Petro Marko: Na ndau Greqia e regjimi shqiptar, se gjaku i himarjotëve është shqiptar
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

Viti 1919: Konferenca e padrejtësive

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker