LAJMI I FUNDIT:

“Po vijnë krushqit”, u këndua nga të rinjtë zviceranë (Video)

“Po vijnë krushqit”, u këndua nga  të rinjtë zviceranë (Video)

Tre kore të rinjsh, “Vocale+Cantat+iVox”, të tre pjesë e Akademisë së muzikës të Bazelit janë bërë bashkë dhe nën dirigjimin e Susanne Wurmli-Kollhopp, javë më parë kanë interpretuar disa këngë popullore të popujve të ndryshëm.

Në mesin këngëve të përzgjedhura ka qenë edhe kënga e njohur shqiptare, “Po vijnë krushqit”.

Është mbresëlënëse të dëgjohet se si mbi 100 të rinj zviceranë këndojnë në mënyrë të saktë dhe me nivel artistik këtë këngë kaq të njohur tonën.