Të hënën në Prizren u mbajt konferenca e dytë për shtyp e Festivalit DokuFest. Në konferencë morën pjesë Drejtori Artistik i DokuFest, Veton Nurkollari, regjisori Jay Rosenblatt, Muhamed El Aboudim dhe Jason Osder, fotografi Pep Bonet, si dhe producentja Patricia Drati.
Filmbërësit të njohur ndërkombëtarisht, Jay Rosenblatt, po i prezantohen filmat në një program retrospektivë dhe ai do të mbajë një master klasë ku do të ligjërojë për përdorimin e materialit filmik në bërjen e kinemasë eksperimentale. Rosenblatt po ashtu është pjesëtar i jurisë në Garën e Filmave për Ambientin. Ai për herë të parë është i pranishëm në DokuFest dhe ka bërë të ditur se pret që të shohë program cilësor në edicionin e 12-të të festivalit.
Patricia Drati, producente e filmit “Girl in the Water”, i cili është pjesë e programit special të DokuFest të fokusuar në filma nga shtetet nordike të quajtur Focus Nordic. Drati prezantoi iniciativën DOX:LAB, ku dy regjisorëve iu financohet filmi me 14 mijë euro për të realizuar një film brenda vitit. Drati lajmëroi se kjo mundësi është e hapur edhe për regjisorët kosovarë.
Regjisori i filmit “Dance of the Outlaws”, Muhamed El Aboudim, foli për këtë film i cili sjell historinë e fëmijëve të prostitutave, nënave të reja që braktisin fëmijët e kriminelëve modern për t`i ikur paragjykimeve të shoqërisë marokene.
Regjisori i filmit “Let the Fire Burn”, Jason Osder, foli për filmin e tij që rrëfen një incident të ndodhur në vitin 1985, intervenimin e policisë, e pasojat fatale të këtij intervenimi. Shfaqja e filmit të Osder në DokuFest po ashtu shënoi premierën evropiane të këtij filmi.
Alban Muja, regjisor i filmit “Gjermanët ma kanë pak tutën”, foli për dokumentarin e tij që tregon storien e personit nga Mitrovica i cili jeton duke e imituar Adolf Hitlerin.
Pjesë e konferencës ka qenë edhe fotografi Pep Bonet, i cili ka hapur edicionin e 12-të DokuFestit me ekspozitën e tij “One Goal”. Bonet po ashtu po e udhëheq punëtorinë DokuPhoto me fotografë dokumentarë nga rajoni, të cilët po punojnë për të krijuar një storie vizuale për Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

Gjurmët shqiptare dhe jeta e vepra e Vaso Pashë Shkodranit (Video)

“100 vjet vetmi” - libri më i mirë

Gruaja e Zogut refuzoi një milion dollarë të ofruar nga Hollywood-i

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës