LAJMI I FUNDIT:

Shfaqje muzikore dhe teatrale për Kosovën në Teatrin e Chicagos

Shfaqje muzikore dhe teatrale për Kosovën në Teatrin e Chicagos

Me moton “Ma More Flamurin Tim”, në Teatrin Bulding në Chicago për disa ditë rresht do të ketë shfaqje muzikore teatrale për Kosovën.

Në këtë shfaqje tregohet me vokalin muzikor dhe te fjalës së skenës teatrale, ngjarja e një familjeje nën regjimin e dhunës serbe. Në këtë skenë do të shfaqet bota e tre të rinjve Arianit,Vjosës dhe Draganit dhe me të dashurit e tyre që luftojnë për liri,dashuri,dinjitet dhe kauzën e madhe kombëtare me shpirt patriotizmi.

Sipas programit, shfaqja do të jepet në Teatrin Bulding të Chicagos duke filluar më 2 prill e deri më 23 maj të këtij viti, çdo të enjte, të premte dhe të shtunë. /Telegrafi/