LAJMI I FUNDIT:

Muzikali për Obamën hapet në Gjermani

Muzikali për Obamën hapet në Gjermani

Muzikali që i përkushtohet fushatës elektorale të Presidentit amerikan, Barack Obama, “Yes We Can”, do të debutojë në Gjermani gjatë këtij vikendi.

Sipas agjencisë së lajmeve AP, “Hope: Obama the Musical Story” do të hapet në Jahrhunderthalle Concert Hall në Frankfurt me rreth 30 performues të cilët do të flasin një kombinim të dy gjuhëve, anglishtes dhe gjermanishtes.

Të gjithë lojtarët kryesor të fushatës, përfshirë Obamën, Hilary Clinton, John McCain dhe Sarah Palin, do të jenë karaktere në këtë projekt të formatit të këngës dhe vallëzimit.

Shou ndodh në qytetin e Obamës, Chicago, dhe paraqitet i parë përmes syve të njerëzve të cilët ndajnë një apartament së bashku. Muzikali synon të tregojë se si fushata iu ka dhënë njerëzve shpresë për ndryshime dhe besim për një të ardhme më të mirë.


“E kisha këtë ide gjatë fushatës presidenciale. Ishte fascionuese dhe atmosfera në atë kohë nxiti imagjinatën time”, ka thënë shkrimtari amerikan, Randall Hitchins.

“Të gjithë njerëzit shpresonin për ndryshime për një jetë më të mirë dhe kishte një emocion të madh, kolektiv”, ka shtuar ai./Telegrafi/