LAJMI I FUNDIT:

Vepra e Mulliqit ekspozohet Vjenë

Vepra e Mulliqit ekspozohet Vjenë

Prej 12 nëntorit 2009 deri më 28 shkurt 2010, në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Vjenë, (MUMOK), do të hapet ekspozita “Gender Check” (“Verifikimi i gjinisë”), në kuadër të së cilës do të ekspozohet edhe vepra “Hamalli” e piktorit tonë të mirënjohur, tashmë të ndjerë, Muslim Mulliqit.

Organizatorët e ekspozitës janë MUMOK dhe Fondacioni Erste Stiftung. Ekspozita do të trajtojë pozitën gjinore në shoqëri në Evropën Lindore prej vitit 1960, duke mbuluar periudhën 30-vjeçare të socializmit shtetëror dhe periudhën e hershme të post-komunizmit.

Ekspozita tenton të demonstrojë se në çfarë mase përfaqësimet vizuale kanë kontribuar në konstituimin e roleve gjinore në shtetet socialiste, si dhe të cekë ndryshimet në identitetet gjinore pas rënies së regjimeve komuniste.

Vepra “Hamalli” (Vaj në pëlhurë, 120×150 cm) e piktorit tonë të mirënjohur, të ndjerit Muslim Mulliqi, është zgjedhur për pjesëmarrje në këtë ekspozitë. Kjo vepër maestrale është realizuar në vitin 1967 dhe është pjesë e fondit të Galerisë së Arteve të Kosovës. /rtk/


Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

KUJDES ME FJALËN

KUJDES ME FJALËN

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Simfoni metaforash të trishta

Simfoni metaforash të trishta

Kalo në kategori