LAJMI I FUNDIT:

Tre piktorë kosovarë – ekspozojnë në Suedi

Tre piktorë kosovarë – ekspozojnë në Suedi

Ekspozita e përbashkët e Zake Prelvukajt, Ismet Jonuzajt dhe e Rudina Xhaferit është fryt i bashkëpunimit dhe këmbimeve kulturore mes krijuesve suedezë dhe atyre shqiptarë.

Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit kulturor në mes të artistëve figurativë suedezë dhe atyre kosovarë, në Växjö të Suedisë është hapur një ekspozitë e përbashkët e piktorëve akademikë të Kosovës, Zake Prelvukaj, Ismet Jonuzi dhe Rudina Xhaferi.

Hapja e kësaj ekspozite u bë të merkurën, më 2 shtator në ambientet e Qendrës Kulturore ”Italienska Palaset” të qytetit universitar të Växjös, në praninë e dashamirëve kulturor suedezë e shqiptarë. Hapjen e ekspozitës, e cila do të mund të vizitohet deri më 25 shtator, e bëri profesori i Universitetit të këtushëm, Harald Nikcklasson.

Rose Mari Bäck, e cila është përgjegjëse për këmbime kulturore në kuadër të Italienska Palatset, e ndien vetën shumë të gëzuar se kanë arritur të realizojnë këmbimin e planifikuar kulturor me krijuesit kosovarë: “Vitin e kaluar në kuadër të këtij bashkëpunimi, që është iniciuar nga piktori kosovar Shyqri Gjurkaj, i cili jeton dhe krijon këtu në qytetin tonë, 13 artistë figurativ nga Växjö kemi pasur nderin që të vizitojmë Kosovën dhe të ekspozojmë punimet tona në Galerinë e Arteve të Kosovës”.


“Gjatë qëndrimit tonë në Kosovë unë dhe kolegët kemi përjetuar plagët dhe dhimbjet në të cilat ka kaluar Kosova gjatë dhe para luftës së fundit. Kjo ekspozitë e përbashkët e piktorëve Zake Prelvukaj, Ismet Jonuzi dhe Rudina Xhaferi, në të vërtet është kthim i vizitës dhe thellim i bashkëpunimit tonë të ndërsjellë”.

Një pjesë e krijimeve të ekspozuara nga këta piktorë reflekton përjetimet e vështira të kosovarëve, por kjo është bërë në mënyrë mjeshtërore dhe nuk ka ngjyrime të drejtpërdrejta politike.

Së bashku me kolegun Shyqri Gjurkaj, Rose Mari Bäck shpreson se këto këmbime kulturore do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. /R.Reshitaj/

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

KUJDES ME FJALËN

KUJDES ME FJALËN

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Simfoni metaforash të trishta

Simfoni metaforash të trishta

Kalo në kategori