LAJMI I FUNDIT:

Nis festivali i filmit në Venecia

Nis festivali i filmit në Venecia

Festivali i Filmit në Venecia ka filluar me deklaratën e regjisorit të filmit, “Brokeback Mountain”, Ang Lee, i cili tha se "ky ishte festivali më i madh në botë".

Kineasti tajvanez drejton panelin e festivalit të këtij viti, që zgjedh edhe fituesin e Luanit të Artë.

Organizatorët zgjodhën filmin italian “Baaria” të regjisorit Guiseppe Tornatore për hapjen e festivalit, filmi i cili mbështetet në historinë e një familjeje siciliane.

Në vitet e mëparshme festivali është hapur nga filma të Holliwoodit dhe kanë qenë aktorët amerikanë në fokus.


Në mesin e filmave që janë në garë në edicionin e 66-të, janë “The Road” i regjisorit, John Hillcoat, ku luan Charlize Theron dhe Viggo Mortensen. Ndërkohë, Werner Hertzog vjen me një version të ri të “The Bad Lieutenant”, ku luan Nicholas Cage.

Oferta franceze vjen në “White Material”, me Isabel Huppert.

Festivaleve u rikthehet edhe kineasti amerikan i dokumentarëve Michael Moore. Regjisori që më parë ka trajtuar temën e armëve dhe kujdesit shëndetësor në SHBA, kësaj radhe e ka kthyer kamerën në krizën ekonomike globale në kapitalizëm me dokumentarin “A Love Story”.

George Clooney rikthehet në Venecia për të promovuar “The Men Who Stare at Goats”.

Steven Soderbergh, shfaq në festival “The Informant”, që flet për daljen e sekretit në Amerikën e Korporatave, ndërsa regjisori amerikan Abel Ferrara shfaq në festival, filmin “Napoli, Napoli, Napoli”. /bbc/telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

KUJDES ME FJALËN

KUJDES ME FJALËN

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Simfoni metaforash të trishta

Simfoni metaforash të trishta

Kalo në kategori