LAJMI I FUNDIT:

Përfundon Seminari i 28-të i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare

Përfundon Seminari i 28-të i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare

Të enjten ka përfunduar edicioni i 28-të i Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, ku morën pjesë mbi 100 albanologë e studiues nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë shfaqur interesim të veçantë të mësojnë për historinë dhe kulturën shqiptare.

“Ky seminar ka zhvilluar një veprimtari të shumanshme dhe të frytshme. Përveç ndriçimit të problemeve që u trajtuan, disa kumtesa të seminaristëve të huaj mundësuan në mënyrë të veçantë, heqjen e paragjykimeve, të miteve të rrejshme e të imazheve joreale për shqiptarët dhe kulturën e tyre”, ka thënë drejtori i Seminarit, Liman Matoshi.

Seminari i sivjetmë kishte në qendër avancimin e punës së tij me ligjërata nga fusha e gjuhësisë, letërsisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Temat boshte të seminarit ishin nga fusha e gjuhësisë, “shqipja e folur dhe shqipja standarde”, ndërsa nga letërsia “Romani i sotëm shqiptar”.

Tryeza shkencore e seminarit iu kushtuan gjuhëtarit tonë të njohur Selman Riza, me rastin e 100-vjetorit të lindjes dhe shkrimtarit Jakov Xoxa, me rastin e 30-vjetorit të vdekjes. /ktv/rtk/telegrafi/


Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

KUJDES ME FJALËN

KUJDES ME FJALËN

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Simfoni metaforash të trishta

Simfoni metaforash të trishta

Kalo në kategori