LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Durrës

Prezantohet Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Durrës

U prezantua në Durrës projekti për organizimin në javen e fundit të ketij muaji, i Festivalit Veror Ndërkombëetar të Filmit, Durres 2009.

Edicioni i dytë i këtij festivali do të çelet me shfaqjen në Amfiteatër të filmit fitues të çmimit Oskar 2009, “Slumdog millionare” me regji të Dany Boyle dhe prezantimin nga aktorja rumune Maia Morgensteirn. Gjatë prezantimit të evenimentit të pritshëm, kryebashkiaku Vangjush Dako, theksoi se në këtë sezon të ngjeshur turistik, festivali vjen si një aktivitet me rëndësi të jashtëzakonshme.

Edicioni i dytë i Festivalit do të mbahet në datat 22-30 gusht dhe synon të kthehet në traditë të njohjes së kinemasë përmes krijimtarisë kinematografike teë tre viteve të fundit. Në këtë edicion do të konkurrojnë 18 filma, mes të cilëve edhe premiera rajonale dhe kombëtare. Filmat do të konkurrojnë në dy seksione, atë ballkanik dhe bashkëkohor, ndërsa një seksion i veçantë do të jetë kinemaja retrospektike, në këtë edicion, kushtuar regjisorit shqiptar.

Me këtë aktivitet, Durresi kthehet në një pikëtakim kulturash evropiane dhe ballkanike, një ndërthurje mentalitetesh dhe vizionesh artistike, një arenë gladiatoresh, ku aventura me emrin kinema kthehet në kryefjalë të jetës kulturore të qytetit. /tch/


Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

KUJDES ME FJALËN

KUJDES ME FJALËN

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Simfoni metaforash të trishta

Simfoni metaforash të trishta

Kalo në kategori