LAJMI I FUNDIT:

Festivali folklorik pa pjesëmarrjen e shqiptarëve

Festivali folklorik pa pjesëmarrjen e shqiptarëve

Me parakalimin nëpër shëtitoren buzë lumit Drini i Zi dhe rrugëve të qytetit, për të arritur në platonë para Qendrës për Kulturë në Strugë, ansamblet dhe shoqëritë folklorike nga Maqedonia, Bullgaria, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Kroacia, në kuadër të festivalit folklorik, shfaqën një koncert para publikut të tubuar.

Organizator të këtij manifestimi kulturor, ishin Pallati i Kulturës në Strugë dhe Qendra për bashkëpunim kulturor nga Shkupi (?!), që mbeti e padefinuar saktësisht, pasi që organizatorët e vërtetë nuk u prononcuan, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.

Në këtë manifestim kulturor folklorik, nuk kishte asnjë ansambël apo shoqëri kulturore shqiptare. Në pyetjen se pse nuk janë ftuar ansamblet shqiptare, qoftë nga Struga, Maqedonia, Shqipëria apo Kosova, “organizatorët” u përgjigjën se ky koncert është në nivelin e bashkëpunimit të ndërsjellë të ansambleve pjesëmarrëse në këtë manifestim, që kanë vendosur një nga koncertet e radhës ta mbajnë në Strugë.

Struga me shumicë shqiptare, nuk është përfaqësuar me asnjë ansambël pjesëmarrës, posikur edhe gjithë kultura shqiptare në Maqedoni, edhe pse ky manifestim mbahet nën patronatin e Ministrisë së kulturës së RM-së. /INA/


Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

Who is Who

Who is Who

Ku guri bëhet akoma më i gurtë

Ku guri bëhet akoma më i gurtë

KËNGË

KËNGË

Poezi
Reportazh nga rajoni i Vlorës

Reportazh nga rajoni i Vlorës

Kalo në kategori