LAJMI I FUNDIT:

Ligji për teatër ende nuk është i gatshëm

Ligji për teatër ende nuk është i gatshëm

Problemet ndërmjet Komunave dhe Ministrisë së Kulturës sa u përket kompetencave për menaxhimin e institucioneve kulturore do të vazhdojnë me gjasë edhe këtë vit.

Megjithëse ekzekutivi në mbledhjen e kaluar ka marrë vendim që ta futë në agjendën legjislative për këtë vit Ligjin për Teatër, Ministria e Kulturës ende nuk ka nisur punë e amendamentimit të tij.

Ministri i Kulturës, Valton Beqiri, thotë se ata nuk kanë mundur të nisin punën e amendamentimit të ligjit pa aprovimin e qeverisë. Ai pohon se janë në përgatitje të grupit punues për amendamentim, dhe se ligji do të bëhet me standarde ndërkombëtare. Po ashtu bën të ditur se ligji tash e tutje do t’i definojë decidivisht kompetencat për teatrot se kush duhet t’i menaxhojë ata.

Por ai nuk është i sigurt se ky ligj do të mund të dërgohet këtë vit në Kuvend për miratim. Ministri shpreson së ligji do të përshpejtohet edhe nga qeveria, nga se ka të bëjë edhe me nisjen e implementimit të decentralizimit. /ktv/


Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

Who is Who

Who is Who

Ku guri bëhet akoma më i gurtë

Ku guri bëhet akoma më i gurtë

KËNGË

KËNGË

Poezi
Reportazh nga rajoni i Vlorës

Reportazh nga rajoni i Vlorës

Kalo në kategori