LAJMI I FUNDIT:

Ministri Beqiri priti përfaqësuesit e Goethe-s

Ministri Beqiri priti përfaqësuesit e Goethe-s

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, priti të enjten udhëheqësin e Goethe - Institut të Gjermanisë për Evropën Juglindore, me seli në Athinë, dr. Rudiger Bolc dhe Jutta Gehrig, drejtoreshë e selisë në Beograd.

Ministri Beqiri i falënderoi përzemërsisht përfaqësuesit e këtij Instituti për mbështetjen dhe përkrahjen e dhënë aktiviteteve kulturore në Republikën e Kosovës dhe shprehu dëshirën që në të ardhmen të shtohet bashkëpunimi në mes të MKRS dhe Goethe – Institut .

Ministri Beqiri, gjithashtu ka nënvizuar se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po ashtu është e angazhuar që vlerat tona kulturore dhe artistike të prezantohen në shtetin Gjerman , me qëllim të pasqyrimit të plotë të kulturës ,artit dhe shtetit të Kosovës . Në këtë kontekst , përkrahja e Goethe-Institut është më se e nevojshme .

Ndërkaq, z. Bolc dhe zonja Gehrig theksuan se Goethe – Insitut , si institucion i rëndësishëm i Republikës Federative të Gjermanisë , me mbi 130 qendra në botë, deri më tani ka përkrahur shumë aktivitete kulturore, ndër të cilat përmendet Dokufesti, Remusica etj. si dhe premtuan se do të përkrahin edhe më tutje projektet e ngjashme në Kosovë , prej të cilave në muajt e ardhshëm do të realizohen në bashkëpunimi me Teatrin Kombëtar të Kosovës , Teatrin Dodona , galerinë Expoart 40 dhe institucionet dhe shoqatat tjera kulturore.

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

Who is Who

Who is Who

Ku guri bëhet akoma më i gurtë

Ku guri bëhet akoma më i gurtë

KËNGË

KËNGË

Poezi
Reportazh nga rajoni i Vlorës

Reportazh nga rajoni i Vlorës

Kalo në kategori