LAJMI I FUNDIT:

Kadare udhëheqës i emancipimit të shoqërisë njerëzore

Kadare udhëheqës i emancipimit të shoqërisë njerëzore

Me propozimin e albanologut Matteo Mandala, profesor në Universitetin e Palermos, Fakulteti i Shkencave të Formimit pranë këtij Universiteti i jep shkrimtarit Ismail Kadare titullin Doctor Honoris Causa në "Shkenca të Komunikimit Shoqëror dhe Institucional".

Ceremonia solemne e dhënies së titullit do të organizohet nesër në mjediset e Rektoratit. Në një deklaratë për shtyp prof. Roberto Lagalla, duke theksuar rëndësinë e pranisë së shkrimtarit të madh shqiptar në Palermo, nënvizon “Kadare ka qenë dhe vijon të jetë kumtuesi më i frytshëm i paqes, një shkrimtar që e vë talentin e tij të jashtëzakonshëm në shërbim të bashkësisë së tij e të bashkësisë evropiane. Universiteti i Palermos e ka për nder ta fusë atë mes laureatëve të shquar”.

Sipas programit, do të vijojë më pas fjala e prof. Michele Cometa, dekan i Fakultetit të Shkencave të Formimit, një ndër studiuesit italianë më në zë të letërsisë së krahasuar, të cilit do t’i bjerë barra të përvijojë një profil kritik të veprës së Ismail Kadaresë e të veçojë tema e motive, që karakterizojnë prozën e shkrimtarit të madh shqiptar në kontekstin diakronik e sinkronik të letërsisë bashkëkohore.

“Me mikun dhe kolegun Matteo Mandala kemi ndër duar një studim të përbashkët, ku do të vëmë në dukje vendin që zë dhe kontributin që i ka sjellë arti i Kadaresë letërsisë së shekullit XX”.


Motivacioni i titullit Honoris Causa është shkruar nga prof. Patrizia Lendinara, profesoreshë e filologjisë gjermanike dhe presidente e Kursit të Laureimit në Shkenca të Komunikimit, si edhe nga prof. Matteo Mandala.

Në motivacion, theksohet merita intelektuale e Ismail Kadaresë që ka interpretuar “mjeshtërisht dëshirat dhe aspiratat e popullit shqiptar në çastet më tragjike të historisë, duke përçuar përmes romaneve, vëllimeve poetike dhe eseve kritike të tij vlerat universale që udhëheqin drejt emancipimit shoqërinë njerëzore në kushtet e privimit të lirive themelore”.

Ismail Kadare do të lexojë në shqip një lectio magistralis. /Panorama/

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

Who is Who

Who is Who

Ku guri bëhet akoma më i gurtë

Ku guri bëhet akoma më i gurtë

KËNGË

KËNGË

Poezi
Reportazh nga rajoni i Vlorës

Reportazh nga rajoni i Vlorës

Kalo në kategori