LAJMI I FUNDIT:

DokuFest dhe Kino ABC shfaqin tre filma në Ditën e Fëmijëve

DokuFest dhe Kino ABC shfaqin tre filma në Ditën e Fëmijëve

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me 1 Qershor 2009, në Prishtinë , DokuFest dhe Kino ABC ftojnë të gjithë fëmijët, të rinjtë dhe ata që nganjëherë ndihen të tillë, të shohin tre nga filmat e përzgjedhur nga edicionet e kaluara të Dokufest'it dhe të mësojnë për programin e edicionit të radhës të DokuKids, që do të mbahet gjatë dokuJavës në Prizren (03-09 Gusht 2009).

Filmat Festiv të Dokukids për Fëmijët dhe të Rinjtë që do të shfaqen nga ora 15:00:

1. “Kids and Money” – Lauren Greenfield, 2008 / Dokumentar – Fëmijë të pasur dhe fëmijë që duan të duken të tillë, tregojnë varësinë e tyre të konsumimit në filmin "Kids and Money” të fotografes Lauren Greenfield, film ky i shpërblyer nëpër festivale ndërkombëtare dhe pjesëmarrës në DokuPink 2008.

2. “52 Percent” – Rafal Skalski, 2008 / Dokumentar – Në anën tjetër ’52 Percent’, fituesi i DokuPink 2008 dhe i plot festivaleve tjera të vocrra e të mëdha nëpër botë, flet për ëndrrën e një cike ruse e cila bënë tentativën e saj të dytë për tu pranuar në një akademi të Baletit.. Shumë punë, shumë ushtrime, djersë dhe dhembje trupi nga zgjatja e muskujve të balerinës së vogël, e cila mbase do t’ia dalë.. s’i dihet, rregullat janë të ashpra.


3. “Soldat” – Sasha Budimir, 2006 / Animacion Stop Motion – ‘Soldat’, filmi përmbyllës i programit të festës së 1Qershorit, merret me statujën e mërrolur të një heroi në një qytet të largët. Produktet e të rriturve, idhujt e tyre, shpesh dalin nga kontrolli dhe të rinjtë e dinë këtë shumë mirë.

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

Who is Who

Who is Who

Ku guri bëhet akoma më i gurtë

Ku guri bëhet akoma më i gurtë

KËNGË

KËNGË

Poezi
Reportazh nga rajoni i Vlorës

Reportazh nga rajoni i Vlorës

Kalo në kategori