LAJMI I FUNDIT:

The White Ribbon fiton Palmën e Artë

The White Ribbon fiton Palmën e Artë

Palmën e Artë në edicionin e 62-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë e ka fituar filmi austriak "The White Ribbon", i regjisorit Michael Haneke.

Çmimin për aktorin më të mirë e fitoi Christoph Waltz për paraqitjen e tij në filmin “Inglorious Basterds”, ndërsa Charlotte Gainsbourg u nderua me çmimin e aktores më të mirë për performancën e saj në filmin “Antichrist”.

"Spring Fever" mori çmimin e skenarit më të mirë, ndërsa regjisori më i mirë këtë edicion u shpall Brillante Mendoza për punën e tij në filmin “Kinatay”.

Filmat "Fish Tank” dhe “Thirst” fituan çmimin e jurisë, derisa çmimi special i Festivalit i takoi regjisorit francez Alain Resnais. /tch/telegrafi/