LAJMI I FUNDIT:

Dejzilend në Apollonia të Fierit

Dejzilend në Apollonia të Fierit

Shfaqja "Dejzilend" me tekst të Christofer Durang dhe regji të Agon Myftarit në fund të muajit do të udhëtojë për të parën herë jashtë Kosovës. Shfaqja do të jetë pjesëmarrëse në festivalin e teatrove "Apollonia" që organizohet në Fier të Shqipërisë.

Një ditë pas Fier-it “Dejzilend” do të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë në Tiranë ai shfaqje mysafire.

Regjisori i shfaqjes Agon Myftari në një intervistë dhënë emisionit “Express Live” ka deklaruar se njëherësh ky është edhe udhëtimi i parë i ndonjë shfaqjeje të realizuar në regjinë e tij.

Shfaqja “Dejzilend” është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar në Prishtinë në muajin shkurt të këtij viti dhe ka shënuar sukses të konsiderueshëm.


Në shfaqje luajnë: Ilire Çelaj, Ernest Malazogu, Yllka Gashi, Adriana Matoshi dhe Ylber Bardhi. Shfaqja është pjesë e repertorit të rregullt të Teatrit Kombëtar të Kosovës. /ktv/