LAJMI I FUNDIT:

Raport shkencor mbi hulumtimet gjeofizike në “Ulpianë”

Raport shkencor mbi hulumtimet gjeofizike në “Ulpianë”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, ka pritur të enjten në takim drejtorin e Institutit Arkeologjik të Frankfurtit dhe Përfaqësues i Shtetit të Gjermanisë për Trashëgiminë Arkeologjike, Dr. Friedrich Lüeth.

Gjatë takimit, Dr. Lüeth ia dorëzoi Ministrit Beqiri raportin shkencor mbi hulumtimet gjeofizike në Lokalitetin Arkeologjik “Ulpiana”, të cilat janë bërë në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit, të nënshkruar në muajin shkurt të vitit 2008 nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Institutit Arkeologjik të Frankfurtit (Gjermani).

Incizimet kanë përfshirë më se 25 % të sipërfaqes të këtij lokaliteti dhe të gjitha investimet janë mbështet nga ky institut.

Me këtë rast, dr. Lüet, e njoftoi Ministrin Beqiri me mundësinë e sigurimit të Sofware –it, GIS (Sistemi Gjeografik Informues) nga ky institut, i cili, do të mundësonte integrimin e bazës së të dhënave të trashëgimisë arkeologjike për krijimin e digjitalizimit të hartës arkeologjike të Kosovës.


Ministri Beqiri ndërkaq ka theksuar se MKRS do të mbështes çdo nismë për avancimin e punëve të mëtejme në realizimin e programit të plotë të hulumtimeve arkeologjike. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

Shqiptari në Maltë

Shqiptari në Maltë

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Piktura të rralla të shqiptarëve ndër shekuj (Foto)

Piktura të rralla të shqiptarëve ndër shekuj (Foto)

Kalo në kategori