LAJMI I FUNDIT:

Ipko sjell Pasion de Buena Vista në Mitrovicë

Ipko sjell Pasion de Buena Vista në Mitrovicë

Pasion de Buena Vista është befasia e radhës të cilën kompania IPKO e sjell për qytetarët e Kosovës, e veçanërisht për ata të qytetit Mitrovicës, me datën 14 prill, në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë. Për organizmin e kësaj ngjarje të madhe kulturore, IPKO ka mbështetjen e plotë të Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

Përveç shërbimeve të telekomunikimit i cili e lehtëson komunikimin e konsumatorëve tanë me gjithë botën, kompania IPKO gjithashtu kontribuon edhe në zhvillimin e ambientit kulturor dhe shoqëror të vendit, dhe organizimi i koncertit me Pasion de Buena Vista është vazhdimësi e përgjegjësisë sociale që kompania telekomunikuese IPKO zbaton në tregun e Kosovës.

Bendi kubanez i mirënjohur ndërkombëtarisht – Pasion de Buena Vista, është dhurata të cilën kompania IPKO e ka bërë për qytetin ku ka lindur muzika jazz, dhe rok.

“Me sjelljen e Pasion de Buena Vista në Mitrovicë, ne dëshirojmë të ngjallim jetën kulturore në Mitrovicë, në qytetin i cili për herë të parë në Kosovë kultivoi jazz’in dhe rokun në vendin tonë. Gjithashtu, në si kompani dëshirojmë që të kontribuojmë në shoqërinë tonë, përmes të gjitha ngjarjeve dhe aktiviteteve të cilat janë shumë pozitive dhe në dobi për qytetarin e Kosovës”, tha Akan Ismaili, drejtor ekzekutiv në IPKO.


Kjo ngjarje kulturore, njëkohësisht do të jetë edhe organizimi më i madh pranveror i cili do të ndodh në Mitrovicë, dhe në Kosovë, në përgjithësi.

“Besojmë se me 14 prill, qyteti i Mitrovicës do të jetë në qendër të vëmendjes në Kosovë, mirëpo tani me ngjarjen më të mirë dhe më të madhe kulturore, që do të ndodh në këtë qytet” tha Bajram Rexhepi, kryetar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

Pasion de Buena Vista, është një grup spektakular prej 26 anëtarëve në të cilin morën pjesë edhe legjendat e këtij zhanri të muzikës, si Ibrahim Ferrer dhe Company Segundo në skenat më të mëdha të botës.

Ardhja e Pasion de Buena Vista, është ngjarja e dytë më e madhe kulturore në Kosovë, pas asaj të dhjetorit të vitit 2007, kur kompania IPKO pati sjell yllin më të madh të muzikës hip-hop, raperin 50 Cent, ardhja e të cilit nënkuptoi fillimin e operimit të telefonisë mobile IPKO në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

Shqiptari në Maltë

Shqiptari në Maltë

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Piktura të rralla të shqiptarëve ndër shekuj (Foto)

Piktura të rralla të shqiptarëve ndër shekuj (Foto)

Kalo në kategori