LAJMI I FUNDIT:

Vdes kompozitori Maurice Jarre

Vdes kompozitori Maurice Jarre

Kompozitori francez, Maurice Jarre, tri herë fitues i çmimit Oskar, ka vdekur në moshën 84- vjeçare nw Los Angeles, pas një beteje me kancerin, njoftojnë mediat franceze.

Kompozitori i lindur në Lion konsiderohet si pionieri i muzikës së filmit modern. Jarre jetonte në SHBA që nga viti 1960 dhe shkroi muzikën e më shumë se 150 filmave dhe nëntë herë u nominua për çmimin Oskar, duke fituar tre herë këtë çmim, në 1962 për muzikën e filmit “Lawrence of Arabia”, në vitin 1965 për “Doctor Zhivago” dhe në vitin 1984 për “Passage to India”.

Kompozitori francez punoi me regjisorë të njohur të kinematografisë botërore duke përfshirë Alfred Hitchcock, John Huston, David Lean, John Frankenheimer dhe Luchino Visconti.

Një muaj para vdekjes Maurice Jarre, mori çmimin për karrierën në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Berlin, ku dhe u shfaq për herë të fundit në publik. /BW/Telegrafi/