LAJMI I FUNDIT:

Haki Llullaku – kampion i Kosovës në zgjidhjen e enigmave

Haki Llullaku – kampion i Kosovës në zgjidhjen e enigmave

Për nder të përvjetorit të parë të pavarësisë së Kosovës, të dielën, në Prishtinë Federata e Enigmatëve të Kosovës dhe fjalekryqi.com, organizuan Kampionatin e Zgjidhjes së Enigmave. Në finale, në garën e zgjidhjes së fjalëkryqit klasik, më i miri doli Haki Llullaku nga Istogu, pastaj Ismail Potera dhe i treti Lulzim Haxhiu.

Në këtë aktivitet morën pjesë enigmadashës nga e tërë Republika e Kosovës, të cilët së pari iu nënshtruan garës kualifikuese.

Më shumë se 50 pjesëmarrës brenda 90 minutave zgjodhën 7 detyra të ndryshme enigmatike.

Më pas juria zgjodhi tri punimet më të suksesshme, të cilat ishin të koduara. Pas verifikimit të kodeve, doli se tre finalistët ishin Ismail Potera, Lulzim Haxhiu dhe Haki Llullaku.


Në finale, në garën e zgjidhjes së fjalëkryqit klasik, më i miri doli Haki Llullaku nga Istogu, pastaj Ismail Potera dhe i treti Lulzim Haxhiu.

Kampionit i takuan si shpërblim 500 euro dhe kupa, kurse të tjerët u shpërblyen vetëm me kupa dhe diploma.

Gjithashtu u ndanë edhe shpërblime të tjera si "Garuesi më i shpejtë", "Garuesi më i moshuar", "Garuesi më i ri" si dhe "Garuesja më e sukseshme".

Vlen të theksohet se garuesi më i ri ishte i lindur në vitin 1995, kurse më i moshuari në vitin 1934. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd

David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd

Kulture
Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

Fjala+
Reportazh nga rajoni i Vlorës

Reportazh nga rajoni i Vlorës

Simfoni metaforash të trishta

Simfoni metaforash të trishta

Kalo në kategori