LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Kulturës kompleton personelin

Ministria e Kulturës kompleton personelin

Pas shumë pritjeve Ministria e Kulturës ka kompletuar personelin e saj duke emëruar të martën tre drejtorët e departamenteve, të cilët kishin funksionuar si ushtrues detyre që nga fillimi i këtij viti.

Pas intervistimit të kandidatëve javën e kaluar paneli ka vendosur që drejtor i Departamentit për Kulturë në këtë ministri të jetë Sami Piraj, drejtor i Departamentit për Sport, Iber Alaj, ndërsa drejtor i Administratës, Shkëmb Manaj.

Sekretari i përhershëm, Sali Morina, ka thënë se këtë javë pritët të intervistohen kandidatët për drejtor të bibliotekave dhe për drejtor të muzeut, ndërsa javën që vjen kandidatët për drejtorë të teatrove të Pejës, Gjilanit dhe Prizrenit.

Morina, ka deklaruar se janë duke punuar që në këto poste të zgjidhen njerëzit e merituar dhe të mos bëhen lëshime sikurse kanë ndodhur më parë. Ai premton se në fillim të muajit të ardhshëm do të dihen emrat e të gjithë drejtorëve nga konkursi i dhjetorit. /ktv/


Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd

David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd

Kulture
Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

Fjala+
Reportazh nga rajoni i Vlorës

Reportazh nga rajoni i Vlorës

Simfoni metaforash të trishta

Simfoni metaforash të trishta

Kalo në kategori