LAJMI I FUNDIT:

‘Shqiptari’ personazh negativ në filmat e huaj

‘Shqiptari’ personazh negativ në filmat e huaj

Siç ndodh rëndom nëpër filma, sidomos ata ‘thriller’, dy forca do të përplasen patjetër. Janë "të mirët" dhe "të këqijtë". Deri para pak vitesh, këta të fundit, jo rrallë herë përfaqësoheshin nga banda mafioze italiane, apo terroristë nga Lindja e Mesme. Së fundmi kemi një stereotip të ri. Janë bandat mafioze shqiptare, që grabisin, që merren me trafik armësh, prostitucioni, droge…

“Liam Neeson i shpall luftë Shqipërisë”. Kështu ka preferuar ta titullojë shkrimin e vet, për filmin e ri që sapo ka dalë në kinematë botërore, një gazetë e huaj. Bëhet fjalë për filmin “Taken” me regji të Pierre Morel, me skenar të Luc Besson e Robert Mark Kamen.

Protagonist është aktori i njohur amerikan Liam Neeson, i cili luan rolin e një ish-agjenti sekret, të cilit i rrëmbejnë vajzën në Paris. Rrëmbyesit janë në shërbim të një mafiozi shqiptar, që quhet Marko dhe që luhet edhe nga një aktor shqiptar, Arben Bajraktaraj.

Duke qenë se filmi ka pak ditë që ka nisur të bëjë xhiron e kinemave botërore, mediat e huaja shkruajnë çdo ditë për të dhe kudo lexon për “bandën mafioze shqiptare”.


Por “Taken” nuk është i pari film, ku “të këqijtë” vishen me rrobat e shqiptarëve. Pavarësisht se ajo përfaqëson një tjetër grupim dhe ka një tjetër fat, edhe Lorna e vëllezërve belgë, Dardenë, nuk është gjë tjetër veçse një emigrante mashtruese nga Gramshi.

Po kështu, dy vjet më parë agjenti i famshëm 007, Jammes Bond, i interpretuar nga Danniel Craig, duhet të përballet në një “dyluftim” pokeri pikërisht me një mafioz shqiptar.

Deri këtu jemi në filma të realizuar në Amerikë, apo Belgjikë, për të mos folur për kinematografinë italiane. Nuk e ekzagjerojmë nëse themi që nuk ka serial policesk, në të cilin fqinjët nuk fusin ndonjë bandë kriminale shqiptare. Madje ndër të dyshuarit e parë janë pikërisht shqiptarët.

Për të mos folur për vajza të dhunuara e të trafikuara, të cilat më së shumti janë shqiptare apo moldave. Si një vend i vogël që jemi, me pak banorë, na dëgjohet zëri jo pak. Por duket se në kinematografi, kemi damkën e të “këqijve”.

Ndoshta do të na duhet të mësohemi me këtë lloj stereotipi, ashtu si italianët, për vite me radhë kanë mbajtur vulën e “padrinove” e arabët si “terroristë” e “kamikazë”. /Panorama/

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd

David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd

Kulture
Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

Fjala+
Reportazh nga rajoni i Vlorës

Reportazh nga rajoni i Vlorës

Simfoni metaforash të trishta

Simfoni metaforash të trishta

Kalo në kategori