LAJMI I FUNDIT:

Filmi shqiptar në Festivalin ndërkombëtar – FEST në Beograd

Filmi shqiptar në Festivalin ndërkombëtar – FEST në Beograd

Pas vlerësimit si "Filmi më i mirë shqiptar" në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, qe u mbajt në Durrës, filmi "Koha e kometës" i regjisorit Fatmir Koci tani është përzgjedhur për pjesëmarrje në Festivalin ndërkombëtar të filmit - FEST në Beograd, ku do të konkurrojnë me tetë filma të tjerë në kategorinë “Evropa jashtë Evropës”.

Në këtë kategori janë përzgjedhur tetë filmat më të suksesshëm që janë prodhuar nga shtetet që ende nuk janë pjesë e Unionit Evropian. "Koha e kometës" do të përfaqësojw Shqipërinë.

Anëtarët e jurisë ndërkombëtare janë: Jeshim Ustaoglu, regjisore nga Turqia, Mihael Demopolus, ish drejtori i festivalit të Selanikut dhe Dubravka Lakiç, kritike filmi e gazetës "Politika".

Ky është edhe një tregues për vlerat e "Koha e kometës" që vazhdon të shfaqet nëpër festivale dhe kinema ndërkombëtare. Filmi ka përjetuar vlerësime të larta nga kritika ndërsa është mirëpritur në mënyrën më të shkëlqyer nga ana e publikut.


Tregues më i mirë për këtë është fakti se filmi i theu të gjitha rekordet e shikueshmërisë së tetë viteve në Prishtinë me gjithsej 10 mijë shikues.

“Ndjehem përplot me energji dhe emocione. Gjatë kohës kur po xhironim filmin, përherë diku në kokë na qëndronte pezull pyetja se: vallë si do të reagojë publiku kur t`i shohë skenat që po i xhironim? Përherë ishim në mes të asaj se si ndjeheshim ne dhe se si do të perceptohet e gjithë ajo nga publiku. Vlerësimi nga publiku, kritika dhe tashme edhe nga ftesa për të konkurruar në Festivalin e Filmit në Beograd, më tregojnë se jemi në rrugë të drejtë”, thotë aktori kryesor dhe producenti Blerim Destani i emocionuar.

Ngjarjet e filmit zhvillohen në vitin 1914 në kohën kur fuqitë e mëdha angazhojnë një princ të huaj që të udhëheqë Shqipërinë. Këto vite të turbullta përshkruhen në librin e shkrimtarit të madh Ismail Kadare "Viti i Mbrapshtë", mbi të cilin është bazuar edhe skenari i filmit, një bashkëprodhim me kompaninë LARA Enterprises. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd

David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd

Kulture
Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

Fjala+
Reportazh nga rajoni i Vlorës

Reportazh nga rajoni i Vlorës

Simfoni metaforash të trishta

Simfoni metaforash të trishta

Kalo në kategori