LAJMI I FUNDIT:

Ismail Kadare merr Çmimin e Madh të Letërsisë

Ismail Kadare merr Çmimin e Madh të Letërsisë

Shkrimtari Ismail Kadare fitoi sot Çmimin e Madh të Letërsisë për botimin e veprës së tij më të fundit me titull “Darka e Gabuar”, në ndarjen e Çmimit Kombëtar të Letërsisë 2008, shpallur nga Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë.

Kjo është hera e parë në historikun e kësaj veprimtarie që i akordohet një çmim i tillë për letërsinë shkrimtarit të shquar, tha në këtë eveniment ministri i Kulturës, Ylli Pango.

Në këtë takim, Kadare duke falënderuar jurinë për çmimin e dhënë theksoi se, “Tashmë falënderoj edhe lexuesit shqiptarë prej të cilit kam përshtypjen se po rikthehet në atë shijen e tij të mirë që ka pasur prej vitesh”.

Ndarja e çmimeve të Letërsisë përbehej nga një juri e përzgjedhur shkrimtarësh dhe kritikësh si Zija Çela, Mark Marku, Mirela Kumbaro, Parid Teferici dhe Agron Gjekmarkaj. /ATSH/BW/Telegrafi/


Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd

David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd

Kulture
Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

Fjala+
Reportazh nga rajoni i Vlorës

Reportazh nga rajoni i Vlorës

Simfoni metaforash të trishta

Simfoni metaforash të trishta

Kalo në kategori