LAJMI I FUNDIT:

Podrimja dhe Krasniqi fitues të çmimit “Azem Shkreli”

Podrimja dhe Krasniqi fitues të çmimit “Azem Shkreli”

Në bazë të vendimit të jurisë profesionale, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Valton Beqiri ka nënshkruar vendimet për dhënien e Çmimit Kombëtar "Azem Shkreli" dhe të Çmimit Vjetor "Azem Shkreli".

Sipas vendimit të jurisë në këtë përbërje: Jusuf Buxhovi (kryetar), Arif Demolli (anëtar) dhe Avdi Visoka (anëtar), Çmimi Kombëtar “Azem Shkreli”, i cili i jepet krijuesit të dalluar për vepër jetësore, i cili me krijimtarinë e vet ka lënë gjurmë të thella në fushën e letërsisë, në krijimtarinë dhe në veprimtarinë e tij, i është dhënë poetit Ali Podrimja, ndërkohë që Çmimi Vjetor “Azem Shkreli”, i cili jepet për veprën më të mirë në fushën e letërsisë të botuar brenda vitit, i është dhënë Nysret Krasniqit për veprën “Udha kratilike”.

Në arsyetimin e jurisë për ndarjen e Çmimit Kombëtar “Azem Shkreli”, veç tjerash, thuhet se Ali Podrimja është padyshim zëri më i veçantë, më origjinal, më kumbues, më depërtues, më me ndikim në poezinë tonë të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar dhe të fillimit të shekullit tonë, duke shtuar se ky çmim është një mirënjohje e vogël për krijimtarinë e madhe e të jashtëzakonshme të këtij poeti.

Ndërkaq, në arsyetimin e jurisë për ndarjen e Çmimit Vjetor “Azem Shkreli”, veç tjerash, thuhet se libri “Udha kratilike” i Krasniqit është një studim i problemeve filozofike e teorike që nga antikiteti e deri sot dhe, si i tillë, përqendrohet në tekstin si bazë e lidhjeve kulturore me tekste e kultura të ndryshme, duke shtuar se, përmes interpretimit të veprës së Mitrush Kutelit, ky studiues ka shënjuar një model interpretimi që bëhet i përdorshëm edhe për analizën e teksteve të tjera letrare.


Çmimi Kombëtar “Azem Shkreli”, i cili jepet çdo vit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka vlerën monetare prej 5.000 euro, ndërkaq Çmimi Vjetor “Azem Shkreli” ka vlerën monetare prej 3.000 euro. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd

David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd

Kulture
Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

Fjala+
Reportazh nga rajoni i Vlorës

Reportazh nga rajoni i Vlorës

Simfoni metaforash të trishta

Simfoni metaforash të trishta

Kalo në kategori