LAJMI I FUNDIT:

Aktivizohet Forumi për Trashëgimi Kulturore

Aktivizohet Forumi për Trashëgimi Kulturore

Në Muzeun e Kosovës, të mërkurën i zhvilloi punimet Forumi për Trashëgimi Kulturore. Themelimi i këtij Forumi është bërë me nismën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian (ECLO) si dhe të Zyrës së Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian (EUSR).

Në takimin e parë të këtij Forumi krahas ministrit të kulturës, përfaqësuesit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, të Zyrës së Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, morën pjesë dhe mbi dyzet ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare.

Në fjalën e tij të rastit, ministri Beqiri tha se krijimi i Forumit për Trashëgimi Kulturore është pjesë e përpjekjeve të përbashkëta me partnerët evropianë me qëllim të koordinimit të përgjithshëm të aktiviteteve të lidhura me trashëgiminë kulturore.

Forumi, tha Beqiri, është një mundësi e mirë për shkëmbimin e informatave teknike për trashëgiminë kulturore dhe njohjen e akterëve dhe të programeve ndërmjet veti.


Beqiri njoftoi të pranishmit se, me qëllim të ruajtjes, promovimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës, MKRS ka aprovuar shtatë rregullore zbatuese apo akte nënligjore, të cilat mundësojnë zbatimin efektiv të Ligjit për Trashëgimi Kulturore, ndërkohë që, siç theksoi ai, mund të konstatojmë që Qeveria e Kosovës tashmë ka përfunduar kornizën legale, ashtu siç është cekur edhe në Raportin e Progresit, ndërsa për vitin 2009 planifikojmë një reformë institucionale për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare, të bazuar në legjislacionin e ri.
Ai po ashtu bëri të ditur se tashmë janë identifikuar afër 3.000 objekte për përfshirje të mundshme në listën e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, tha ai, është funksionalizuar Baza e të Dhënave për Trashëgiminë Kulturore nën Mbrojtje, ndërkohë që janë duke u zhvilluar instruksionet për procesimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e informatave dhe të dhënave për Trashëgiminë Kulturore të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd

David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd

Kulture
Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

Fjala+
Reportazh nga rajoni i Vlorës

Reportazh nga rajoni i Vlorës

Simfoni metaforash të trishta

Simfoni metaforash të trishta

Kalo në kategori