LAJMI I FUNDIT:

“Mësimi” merr duartrokitje të gjata në Itali

“Mësimi” merr duartrokitje të gjata në Itali

Në katalogun “Strade Maestre” të Teatrit “Cantieri Teatrali Koreja”, shfaqja “Mësimi” e Bekim Lumit ka zënë vend pranë njërës nga shfaqjet e Théâtre des Bouffes du Nord të regjisorit legjendar Peter Brook, e cila në këtë teatër do të shfaqet pas një jave, ndërkohë që, përmes shkrimeve të ndryshme, “Mësimi” është prezantuar në disa nga gazetat kryesore italiane dhe në disa web faqe elektronike.

Të premten, më 23 janar, në skenën e Teatrit “Cantieri Teatrali Koreja”, në Lecce të Italisë, i cili njihet si një nga stacionet e rëndësishme artistike të regjisorëve të njohur nga vende të ndryshme të botës, u dha shfaqja “Mësimi” e regjisorit Bekim Lumi. Kjo shfaqje, në të cilën luajnë aktorët Astrit Kabashi e Adriana Matoshi, u mirëprit me emocion të veçantë dhe me duartrokitje të gjata nga spektatorët e Lecce-s, të cilët e kishin mbushur sallën e këtij teatri.

Gjithashtu, shfaqja “Mësimi”, përmes shkrimeve të ndryshme, është prezantuar në disa nga gazetat kryesore italiane, të tilla si: Corriere Della Sera (Ionesco visto dal Kosovo “La lezione” da Koreja), La Republica (“Dramma comico” di Ionesco per il Dodona theater di Prishtina), Il Paese Nuovo (Scena nomade e la lezione di Ionesco), Corriere del Mezzogiorno (“La lezione” die Ionesco vista dal Kosovo), La Gazzetta del Mezzogiorno (Eugene Ionesco dal Kosovo ai Cantieri Koreja) dhe Il Paese Nuovo (La violenca della parola). Shfaqja “Mësimi” është prezantuar edhe në disa web faqe të ndryshme italiane.


Përndryshe, me këtë rast, në katalogun “Strade Maestre” të Teatrit “Cantieri Teatrali Koreja”, shfaqja “Mësimi” e Bekim Lumit ka zënë vend pranë njërës nga shfaqjet e Théâtre des Bouffes du Nord të regjisorit legjendar Peter Brook, e cila në këtë teatër do të shfaqet pas një jave. Skena e Teatrit “Cantieri Teatrali Koreja” njihet në Itali si një nga hapësirat artistike në të cilën me shfaqjet e veta paraqiten bukur shpesh teatro dhe regjisorë të njohur nga vende të ndryshme të botës, midis të cilëve edhe regjisori i njohur Eugenio Barba me teatrin e tij “Odin Teatret” nga Danimarka.

Udhëtimi i shfaqjes “Mësimi” drejt Lecce-s ishte rezultat i pjesëmarrjes së kësaj shfaqjeje në Festivalin Ndërkombëtar “Incontri Teatrali” në Lugano të Zvicrës në prill të vitit 2008, ku kjo shfaqje, bashkë me shfaqje të tjera zvicerane e italiane, është paraqitur para producentëve dhe menaxherëve nga vende të ndryshme të botës. Në këtë festival me karakter prezantues shfaqja “Mësimi” është piketuar nga dy teatro italiane, përkatësisht nga “Cantieri Teatrali Koreja” nga Lecce dhe Galleria Toledo nga Napoli, të cilat e kanë blerë shfaqjen “Mësimi”.

Shfaqja “Mësimi” është krijuar në shkurt të vitit 2002 në Teatrin “Dodona”. Nga kritika teatrore vendore kjo shfaqje është vlerësuar si një nga shfaqjet më të mira në Kosovën e pasluftës. Ajo, gjithashtu, është vlerësuar me tone të larta edhe nga kritika teatrore zvicerane. Në tetor të vitit 2006, në një konkurrencë të fuqishme ndërkombëtare, në Festival Internazionale del Teatro, në Lugano të Zvicrës, shfaqja “Mësimi” është nderuar me Çmimin “Shfaqja më e Mirë”, ndërkohë që deri tash ajo është prezantuar edhe në disa festivale tjera me karakter ndërkombëtar në Francë dhe në Greqi. Në mars të këtij viti, “Mësimi” do të udhëtojë në Napoli, ku në Galleria Toledo do të jepen 4 repriza të kësaj shfaqjeje.

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd

David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd

Kulture
Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

Fjala+
Reportazh nga rajoni i Vlorës

Reportazh nga rajoni i Vlorës

Simfoni metaforash të trishta

Simfoni metaforash të trishta

Kalo në kategori