Pas pjesëmarrjes dhe paraqitjes së saj nëpër disa festivale me karakter ndërkombëtar, gjatë kësaj jave, shfaqja “Mësimi” e regjisorit Bekim Lumi, në interpretim të aktorëve Astrit Kabashi e Adriana Matoshi, do të udhëtojë drejt Italisë, ku në Teatrin “Cantieri Teatrali Koreja”, në Lecce, më 23 janar të këtij viti do të shfaqet para publikut italian.
Udhëtimi drejt Lecce-s vjen si rezultat i pjesëmarrjes së shfaqjes “Mësimi” në festivalin ndërkombëtar “Incontri Teatrali” në Lugano të Zvicrës, në prill të vitit 2008, ku kjo shfaqje, bashkë me shfaqje të tjera zvicerane e italiane, është paraqitur para producentëve dhe menaxherëve nga vende të ndryshme të botës. Në këtë festival me karakter prezantues shfaqja “Mësimi” është piketuar nga dy teatro italiane, përkatësisht nga “Cantieri Teatrali Koreja” nga Lecce dhe Galleria Toledo nga Napoli, të cilat tashmë e kanë blerë shfaqjen “Mësimi”.
“Jam i lumtur që ‘Mësimi’ vazhdon të jetojë edhe pas 7 vjetësh të krijimit të tij përmes paraqitjeve të veta nëpër vende të ndryshme të botës”, thotë regjisori Bekim Lumi, duke shtuar se të jesh i pranishëm dhe të konkurrosh me një shfaqje teatrore në skenën artistike ndërkombëtare nuk është e lehtë.
“Fakti që, pas paraqitjes nëpër disa festivale ndërkombëtare, kjo shfaqje blihet nga producentët italianë, është edhe një dëshmi për standardet dhe vlerat e saj të larta artistike. Në të vërtetë, kjo është hera e parë që një shfaqje shqiptare blihet nga produksione të huaja teatrore, me çka, më lejoni ta them pa modesti, ne po shënojmë një kaptinë të re në historinë e teatrit të Kosovës dhe, përgjithësisht, të botës shqiptare”, theksoi ai/
Më tutje, Lumi sqaron se, sipas marrëveshjes me producentët italianë, në Lecce, në Teatrin “Cantieri Teatrali Koreja”, shfaqja “Mësimi” do ta ketë vetëm një reprizë, e cila do të jepet më 23 janar, ndërkohë që, kah gjysma e marsit të këtij viti, kjo shfaqje do të udhëtojë në Napoli, ku në Teatrin “Galleria Toledo” do t’i ketë katër repriza.
Shfaqja “Mësimi” është krijuar në shkurt të vitit 2002 në Teatrin “Dodona”. Nga kritika teatrore vendore kjo shfaqje është vlerësuar si një nga shfaqjet më të mira në Kosovën e pasluftës. Ajo, gjithashtu, është vlerësuar me tone të larta edhe nga kritika teatrore zvicerane. Në tetor të vitit 2006, në një konkurrencë të fuqishme ndërkombëtare, në Festival Internazionale del Teatro, në Lugano të Zvicrës, shfaqja “Mësimi” është nderuar me çmimin “Shfaqja më e Mirë”, ndërkohë që deri tash ajo është prezantuar edhe në disa festivale tjera me karakter ndërkombëtar në Francë dhe në Greqi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës