LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet 541 vjetori i vdekjes se Skënderbeut

Përkujtohet 541 vjetori i vdekjes se Skënderbeut

Është përkujtuar në Lezhë 541 vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, njëra prej figurave kryesore të popullit shqiptar.

Aktivitetet në nder të këtij kolosi të historisë shqiptare kanë filluar pikërisht në kishën e Shën Nikollit, aty ku me 17 janar të vitit 1468 u prenë eshtrat e heroit legjendar.

Homazhe në vendvarrimin e Skënderbeut janë kryer nga drejtues të pushtetit lokal, kishës katolike dhe qytetarë të thjeshtë, duke mbajtur të gjallë vlerën e madhe që mbart mbi supe ky hero, si mbrojtës i tokës Arbënore.

Duke shfrytëzuar ketë moment kryetari i komunës së Lezhes është shprehur se “askush qoftë historian, shqiptar apo i huaj nuk mund të hedhë dot balte mbi një figure me të tilla dimensione, siç ishte Gjergj Kastriot Skënderbeu”.


17 janari do të mbetet një datë homazhi, por edhe frymëzimi për brezat. Qyteti i lashte i Lezhës do të kujtojë dhe rikujtojë ketë legjendë të vërtete, veprën e këtij heroi të guximshëm. /news24/bw/telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd

David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd

Kulture
Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

Fjala+
Reportazh nga rajoni i Vlorës

Reportazh nga rajoni i Vlorës

Simfoni metaforash të trishta

Simfoni metaforash të trishta

Kalo në kategori