LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet filmi “Ama dorën”

Shfaqet filmi “Ama dorën”

Premiera e filmit të metrazhit të gjatë "Ama dorën", i cili trajton temë sociale, që ka të bëjë me personat që abuzojnë me drogën, është shfaqur të premten mbrëma në Kinemanë ABC në Prishtinë.

Ekipi i filmit para premierës ka ecur nëpër qilimin e kuq, duke dhënë pamje të ngjashme me premierat hollivudiane, derisa aktori kryesor, skenaristi dhe producenti i filmit, Blerim Gjoci, tha se kudo në botë premierat realizohen në mënyrë të tillë dhe se edhe filmbërësit kosovarë nuk ndjehen inferior ndaj askujt, prandaj të tilla paraqitje duhet të bëhen të zakonshme.

Filmi “Ama Dorën”, me regji të Ismet Sijarinës dhe skenarist e producent të Blerim Gjocit, është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, SIDA suedeze dhe UNICEF, ndërkaq, donator kryesor është “Prishtina Film” dhe produksioni “Nine Eleven”.

Shumë familje kosovare, nuk janë të informuara se si duhen trajtuar fëmijët e tyre, të cilët marrin drogë. Ata shpesh herë i fshehin këto fakte dhe i trajtojnë ata në mënyrë të gabuar. Pikërisht filmi “Ama Dorën”, i cili është bazuar në një ngjarje të vërtetë, trajton këto dukuri sociale që ballafaqohen shumë familje në vendin tonë.