LAJMI I FUNDIT:

Kuba zbulon arkivin e Hemingwayt

Kuba zbulon arkivin e Hemingwayt

Kuba ka hapur për të gjithë të interesuarit arkivin e Ernest Hemingwayt. Me mijëra dokumente që i përkisnin shkrimtarit fitues të çmimit Nobel janë skanuar për t’u ardhur në ndihmë të interesuarve dhe studiuesve nëpërmjet kopjeve elektronike të këtyre dokumenteve.

Arkivi përfshin foto, letra, dorëshkrime si dhe një epilog të papublikuar të romanit të tij “Për kë bien kambanat”. Të gjitha materialet janë ruajtur në qilarin e banesës së shkrimtarit në Havana dhe hedhin dritë mbi jetën e tij në ishull ku Hemingway qëndroi për 20 vjet.

Janë digjitalizuar kështu 3.194 faqe që u përkisnin rreth dy mijë dokumenteve dhe është hera e parë që ato mundësohen për publikun e gjerë.

Rreth një mijë dokumente të tjera presin të skanohen thonë autoritetet ndërsa rrëfejnë se bëhet fjalë dhe për mesazhe të koduara të dërguara drejt nëndetëseve gjermane që operonin përtej ishullit si dhe për 3.500 foto e nëntë mijë libra të cilat ruajnë ende shënimet e Heminguejit anas faqeve.


Kërkesat për kopjet elektronike do t’i drejtohen Këshillit të Trashëgimisë së Kubës. /alsat/

Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd

David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd

Kulture
Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

KUMBULLA PËRTEJ MURIT

Fjala+
Reportazh nga rajoni i Vlorës

Reportazh nga rajoni i Vlorës

Simfoni metaforash të trishta

Simfoni metaforash të trishta

Kalo në kategori