LAJMI I FUNDIT:

Vihet gurthemeli rindërtimit të shkollës shqipe në Pozharan

Vihet gurthemeli rindërtimit të shkollës shqipe në Pozharan

Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, Lirie Kajtazi, të premten vuri gurthemelin për rindërtimin e shkollës së parë shqipe, e cila në vitin 1908 ishte ndërtuar në Pozharan të Vitisë nga atdhetari dhe patrioti i kohës Islam Pira.

Me rastin e vënies së gurthemelit, Zëvendësministrja Kajtazi tha se tradita e arsimit shqip është e lidhur ngushtë me 100 vjetorin e Kongresit të Manastirit.

Kjo datë shumë e rëndësishme, shtoi ajo, ka një koincidencë edhe me hapjen e kësaj shkolle, për krijimin e të cilës asokohe u angazhuan atdhetarët e kësaj ane, siç ishin Islam Pira, Ramë Avdyli e Hamdi Kurteshi, si dhe shumë patriotë të tjerë të Anamoravës.

Më tutje, Zëvendësministrja Kajtazi tha se ky akt i vendosjes së gurthemelit të rindërtimit të këtij objekti i mbështetur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit është edhe një hap më tutje në rrugën e kultivimit të traditës sonë kulturore e arsimore.


Në trend Kultura

Më shumë
Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin - e quanin “tutkun”!

Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin - e quanin “tutkun”!

Kulture
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

KËNGË DASHURIE

KËNGË DASHURIE

Poezi
Who is Who

Who is Who

Kalo në kategori