Filarmonia - Opera e Kosovës do të japë një koncert me rastin e festave të fundvitit të dielën mbrëma në Sallën e Kuqe të kryeqytetit. Tashmë është shndërruar në traditë që një koncert me arie të popullarizuara nga literatura operistike botërore të zërë vend çdo dhjetor në Prishtinë.
Kësaj radhe si asnjëherë tjetër përpara publikut do të prezantohet një numër i madh i solistëve, përkatësisht 18 sosh.
Koncerti do të udhëhiqet nga dirigjenti maqedonas Tomislav Shopov. Ai ka thënë se Kosova ka shumë zëra të bukur dhe talente të mëdhenj, andaj duhet vazhduar që iniciativa të tilla për promovimin e tyre të jenë edhe më të shpeshta.
“Unë punoj si pedagog në Fakultetin e Arteve në lëndët studio operistike dhe dirigjim. Po ashtu bashkëpunoj edhe me Filarmoninë e Kosovës. Kjo është hera e dytë që organizojmë një koncert të tillë. Mendoj se publiku do ta pranojë mirë koncertin dhe them se me të vërtetë Kosova ka shumë zëra të bukur, të cilët duhet vazhduar të mbështeten dhe përkrahen”, ka thënë Shopov.
Solistët mirëpresin gjithmonë një koncert të tillë, sepse kjo sipas tyre është një mundësi e rrallë që u vihet në dispozicion.
Ky koncert i Filarmonisë është i 18-i me radhë i organizuar gjatë vitit 2008, duke mos përfshirë edhe paraqitjet protokollare nëpër festa të ndryshme. Koncerti i së dielës do të fillojë në orën 20:00, ndërsa hyrja është pa pagesë. /ktv/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKryeveprat e vjedhura nga nazistët
Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin - e quanin “tutkun”!
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane
A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?
KËNGË DASHURIE
Who is Who
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës