LAJMI I FUNDIT:

“Sex wrestler” film shqiptaro-amerikan

“Sex wrestler” film shqiptaro-amerikan

Akoma nuk i kanë dhënë fund skenarit dhe shumë çështjeve të tjera, megjithatë janë të mjaftueshme sa për të shpallur se së shpejti do të nisin xhirimet për një tjetër film shqiptar. Këtë herë në bashkëpunim me kineastë amerikanë. Ka qenë regjisori amerikan Alexandre Rockwell, i cili ka deklaruar dje se vitin që vjen do të nisë punën për një film të ri në bashkëpunim me Genc Përmetin dhe Brandon Col.

Rockwell dhe Col janë dy të ftuarit e nderit të edicionit të gjashtë të Tirana International Film Festival. Titullin e kanë menduar tashmë. Do të quhet "Sex wrestler" ("Mundje seksi"). Ndonëse bashkëpunimi me shtëpinë filmike "Ska-Ndal" ka nisur me kohë, ardhja në Shqipëri, ua qartësoi edhe më tepër idetë regjisorit Rockwell dhe skenaristit Col.

"Shqipëria më ka ngjallur shumë interes edhe para se ta njihja. Më pëlqeu shumë atmosfera që gjeta këtu. Më pëlqen energjia që shoh dhe më duket si Nju Jorku i 20 viteve përpara", – thotë regjisori, ndërsa shton se rreth 75% e filmit do të xhirohet në Shqipëri.

Mësohet se puna do të fillojë vitin që vjen dhe nga vjeshta, gjithçka do të jetë shumë më konkrete. Ndërsa janë ende në punë e sipër me skenarin, zbulojnë vetëm disa detaje.


Flitet për një grup artistësh xhuxhë, të cilët janë të pakënaqur në Amerikë. Kanë filluar të mos e ndiejnë më veten të rëndësishëm në rrethet artistike. Aty pari na del një artiste me origjinë shqiptare, e cila i këshillon të vijnë në Shqipëri. Artistët nuk duan të zbulojnë më shumë, por duket se filmi ka një nëntekst të fortë ironik.

Duket se kineastët e kanë "inatin" me Hollywood-in dhe festivalet e mëdha. Sipas tyre, atje nuk bëhet më kinema e madhe. Kjo është edhe arsyeja pse ata ndërmarrin një bashkëpunim me një shtëpi filmike shqiptare.

Sipas skenaristit Brandon Col, në festivalet e mëdha, si p.sh., në Kanë e gjetkë nuk gjen më një kinema të vërtetë.

"Kinemaja e madhe gjendet në festivalet e vogla. Festivalet e mëdha e kanë kthyer kinemanë në biznes", thotë Col, skenarist, që ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të kinematografisë botërore.

Po kështu edhe Rockwell, i cili është i njohur tashmë për filmat e tij "In the soup", "13 Moons", "Somebody to love", "Four rooms", etj. Ka bashkëpunuar me emra si Quentin Tarantino, Robert Rodrigues, Antonio Banderas, Tim Roth, Jennifer Beals, Madonna, Stive Buscemi, etj. /A. Mile/Panorama/

Në trend Kultura

Më shumë
Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin - e quanin “tutkun”!

Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin - e quanin “tutkun”!

Kulture
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

KËNGË DASHURIE

KËNGË DASHURIE

Poezi
Who is Who

Who is Who

Kalo në kategori