LAJMI I FUNDIT:

Orkestra e Titanikut në Gjilan

Orkestra e Titanikut në Gjilan

Të martën me 2 dhjetor në Tetarin Kombëtar të Gjilanit jepet premiera e shfaqjes "Orkestra e Titanikut" e autorit bullgar Hristo Boytchev dhe në regji të Ben Apollonit.

Shfaqja fillon në orën 19:30, ndërsa luajnë: Ernest Zymberi, Labinot Lajqi, Gezim Bucolli, Safete Mustafa, Artan Selimi.

"Orkestra e Titanikut" është një dramë për njeriun që fundoset në ëndrrat e veta, për njeriun e dëshpëruar të cilit nuk i ofron asgjë vendi në të cilin ndodhet, prandaj e vetmja shpresë është ikja nga ai vend.

Stacioni si metonimi e një shteti që nuk përfillet nga të tjerët (prandaj trenat nuk ndalen aty) dhe treni si një metaforë e ëndrrave (dëshirave) të banuesve të stacionit janë dy figurat kryesore të dramës së Boytchevit e cila ka një analogji të tmerrshme me fatin e njeriut kosovar.