Roli i çamëve gjatë Luftës së Dytë Botërore ka hapur një debat të fortë në Greqi. Këtë radhë, çamët, janë vlerësuar pozitivisht nga historianët grekë. Sipas fakteve të reja historike, roli i tyre gjatë luftës italo-greke nuk përkufizohet më me tradhti, duke i dhënë një ngjyrë tjetër të gjithë historisë.
Gjithçka ka nisur nga dokumentari i televizionit "SKY". Për herë të parë ky televizion ka zbardhur me pamje filmime dhe dokumente të pazbuluar, historinë e vërtetë të luftërave të Greqisë që nga viti 1897 deri në luftën italo-greke të vitit 1940.
Televizioni kombëtar i profilizuar te dokumentarët ka bërë një përmbledhje me fakte dhe dëshmi të pazbuluara ndonjëherë nga dëshmitarë okularë dhe historianë të rëndësishëm, në serialin "Ne grekët".
Bëhet fjalë për dokumente që zbardhen për herë të parë me dëshmi, rrëfime dhe komente të personazheve të këtyre ngjarjeve dhe studiues të historisë.
"Materialet e grumbulluara dhe që do t’i shfaqen për herë të parë publikut grek nga televizioni më i madh për filmat dokumentarë (i ngjashëm me Discovery) janë marrë në vendet ku kanë ndodhur ngjarjet historike, mbështetur nga faktet e dëshmitë dhe jo nga hamendjet që janë publikuar deri tani të prodhuara në bazë të interesave të caktuara në periudha të caktuara", është cituar kryeredaktori i televizionit, Mihalis Kacigiras.
“Në bazë të zbulimeve të reja dhe materialeve të grumbulluara në dokumentar për periudhën e pushtimit grek nga fashistët italianë dhe nazistët gjermanë, çamët nuk përmenden si tradhtarë të vendit. Kjo tregon që kamera e ‘Sky’ e ndodhur në vendet ku janë zhvilluar këto ngjarje, ka filmuar të gjitha rrëfimet e personazheve që kanë marrë pjesë në këtë histori si dhe studimet e historianëve më të shquar grekë dhe që nuk e kanë cilësuar në asnjë vend se çamët ishin bashkëpunëtorë të okupatorit", është shprehur Kacigiras për gazetën shqiptare “Panorama”.
"Teleshikuesit grekë do të kenë mundësinë të ndjekin për herë të parë të vërtetën e historisë së luftërave greke gjatë periudhës 1897-1940 nëpërmjet dokumentarit të titulluar ‘Ne grekët’ të përmbledhur në 12 episode", ka vazhduar kryeredaktori.
Premiera e cila ka nisur 29 shtator dhe që do shfaqet çdo të hënë, ka disa javë që është vënë në publicitet në televizion dhe në radiot greke, si një eveniment ku teleshikuesit do të mësojnë për herë të parë historinë e vërtetë të këtyre periudhave që kanë shënuar historinë e Greqisë.
Ndihmuesit e këtij seriali të rrallë dokumentar janë disa studiues të rëndësishëm të historisë moderne greke, të cilët garantojnë historinë e vërtetë si dhe zbardhjen e shumanshme të ngjarjeve të paraqitura. Sipas tyre, dokumentari shfaq periudha të rrëqethshme me plot fitore heroike, me humbje shkatërruese dhe me përplasje diplomatike, ku në disa raste e çojnë Greqinë në histori të errëta, në buzët e shkatërrimit dhe në momente të tjera që shkruan për faqet e ndritshme të historisë së saj.
Megjithatë, për nacionalistët grekë, ky dokumentar është kthyer në një herezi. Në shumë faqe interneti ka reagime nga qarqe nacionaliste ekstremiste greke, që për t’iu kundërvënë të vërtetës së këtij dokumentari të rrallë, të bazuar me fakte kanë krijuar disa faqe interneti ku i shprehin hapur mendimet antishqiptare. /Panorama/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZogu me gruan dhe motrat në Versajë
3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare
Grekët dhe romakët e lashtë, për përkatësinë ilire të Himarës
Maestro Fellini
Pikniku i guximshëm që ndihmoi në çlirimin e Evropës nga zgjedha sovjetike
Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit