“Kur kërkohet të përkufizohet shpirti i një populli, vendi i parë ku duhet kërkuar është letërsia. Shpirtërorja i bashkohet në mënyrë tepër natyrale letërsisë. Të shkruash është gjithashtu një thirrje e brendshme, një akt misterioz besimi. Shkrimtarët e mëdhenj janë të ndërgjegjshëm për këtë mister të mrekullueshëm”, është shprehur shkrimtari Ismail Kadare në një intervistë dhënë për gazetën italiane “Avvenire”.
Kadare aty flet për lidhjen e letërsisë me shpirtëroren, temë e cila do të jetë në qendër të një debati pesëditor në Torino, ku marrin pjesë filozofë, shkrimtarë e klerikë nga e gjithë bota, njofton “Shekulli”.
Padyshim shkrimtari më i njohur shqiptar, flet për Danten, Solzhenicinin, por edhe për disidencën, për konceptin e tij mbi të dhe sa e pranishme ka qenë ajo në Shqipëri gjatë viteve të diktaturës.
“Disidenca është e nderuar, më së shumti nën hijen e regjimeve mizore si ato komuniste, apo fashiste. Por për mua, disidenca e vërtetë është një reagim publik e konkret kundër pushtetit”, vazhdon Kadare, duke shtuar se në diktatura si ajo ruse, apo shqiptare, disidenca ishte e dënueshme.
“Por edhe pa qenë disident, mund të jesh në fakt rezistues me armët e letërsisë, siç është rasti i letërsisë më të mirë ruse të shekullit XX. Ajo që shkatërronte në mënyrë të fshehtë gjumin e qetë të konformizmit të shumë njerëzve të thjeshtë”, përfundon Kadare.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZogu me gruan dhe motrat në Versajë
3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare
Grekët dhe romakët e lashtë, për përkatësinë ilire të Himarës
Maestro Fellini
Pikniku i guximshëm që ndihmoi në çlirimin e Evropës nga zgjedha sovjetike
Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit