LAJMI I FUNDIT:

Microsoft synon të shesë 25 milionë njësi të Xbox 360

Microsoft synon të shesë 25 milionë njësi të Xbox 360

Përkundër lansimit të konsolës së re, Xbox One, Microsoft ka synime të mëdha për modelin ekzistues të konsolës së saj, Xbox 360.

Duke folur për Official Xbox Magazine, Yusuf Mehdi, zëvendës presidenti i kompanisë për Interactive Entertainment Business, ka thënë se Microsoft është duke synuar të shesë 25 milionë njësi të Xbox 360, për periudhën e pesë viteve të ardhshme.

Për 28 muaj rresht, Xbox 360 ka qenë konsola më e shitur në treg, mirëpo shitjet e konsolës e cila tani i mbush 8 vjet kanë filluar të stagnojnë.

Zbritja e çmimit për Xbox 360 mund t’i ndihmojë kompanisë Microsoft në arritjen e qëllimit, mirëpo Microsoft ka shtuar edh funksione të reja në konsolë, për tu siguruar se do ta arrijë qëllimin. / Telegrafi /