LAJMI I FUNDIT:

Mitsubishi heq dorë nga televizorët LCD

Mitsubishi heq dorë nga televizorët LCD

Mitsubishi ka njoftuar se do të ristrukturojë sektorin e vet për prodhimin e ekraneve dhe televizorëve.

Ndërkaq, brenda kompanisë së ristrukturuar nuk planifikon që në të ardhmen të prodhojë LCD televizorë, porse do të orientohet në prodhimin e televizorëve LaserVue dhe DLP.

Në plan janë televizorë me diagonale prej 73 inçësh, ndërsa brenda degës do të vazhdojë prodhimi i projektorëve, printerëve dhe produkteve të ngjashme.

Mitsubishi njofton edhe për zgjerimin e tregut në Amerikën Qendrore dhe Jugore, ndërsa në SHBA dëshiron ta zvogëlojë numrin punëtorëve të cilët kanë qenë të angazhuar në prodhimin e televizorëve LCD. /Telegrafi/