LAJMI I FUNDIT:

HD ESee nga Philips

HD ESee nga Philips

Philips së shpejti do të lansojë videokamerën HD ESee, ndërsa krahas fotografisë së saj, në Internet janë paraqitur edhe veçoritë. Bëhet fjalë për kamerën me zmadhim optik 23x dhe me mundësi për ‘audio-zmadhim’.

Teknologjia e ‘audio-zmadhimit’ mundëson rritjen e ndjeshmërisë së mikrofonit në pjesën e kuadratit që është në fokus.

Mundësia e qasjes në rrjetet Wi-Fi do të mundësojë vendosjen e xhirimeve në YouTube, Facebook dhe shërbimet tjera të Internetit, ndërsa për ruajtjen e të dhënave, kamera shfrytëzon kartela memorie SD.


Ekrani lëvizës i ndjeshëm në prekje shërben si paraqitje kryesore grafike në raport me funksionet e kamerës.

Ndërkaq, data e lansimit dhe çmimi i shitjes ende mbesin të panjohur. /Telegrafi/