LAJMI I FUNDIT:

LG prezanton tri modele të reja të linjës L

LG prezanton tri modele të reja të linjës L

LG është prodhuesi i parë i telefonave të mençur mobil, i cili i ka prezantuar disa modele të reja të telefonave të saj, para fillimit zyrtar të Kongresit Botëror Mobil. Pas lansimit zyrtar të modelit të avancuar të telefonit, LG G Pro 2, kompania koreano-jugore gjithashtu ka prezantuar edhe gjeneratën e tretë të telefonave të linjës më të lirë, LG L Series.

Modelet e reja si L40, L70 dhe L90 janë tri modelet e reja të telefonave të LG-së të cilët bazohen në versionin e fundit të Android, 4.4 KitKat.

Me madhësi të ekranit prej 4.5 dhe 4.7 inç, dhe processor prej 1.2 GHz dual-core dhe RAM prej 1GB dhe 4GB/8GB memorie të brendshme, këto modele synojnë të marrin segmente të reja të përdoruesve të telefonave të mençur.

Të gjitha modelet e reja të telefonave të LG vijnë edhe me mbështjellësit e mençur – Quick Window — i cili përveç se e mbron ekranin, përdoruesve u mundëson që të përdorin disa nga shërbimet më të kërkuara në telefon, pa e hapur mbështjellësin. / Telegrafi /