LAJMI I FUNDIT:

Huawei Ascend Mate 2 kushton 445 dollarë

Huawei Ascend Mate 2 kushton 445 dollarë

Huawei Ascend Mate 2 ishte prezantuar zyrtarisht në panairin e madh të teknologjisë, Consumer Electronics Show në Las Vegas, edhe pse në atë kohë prodhuesi kinez nuk e kishte bërë të ditur çmimin e telefonit të saj të mençur. Tani, në dyqanin e Huawei shihet se çmimi i Ascend Mate 2 kushton 445 dollarë.

Telefoni më i ri në Android vjen me lidhjen 4G LTE dhe në dy opsione për procesorët, versionin me quad core 1.6GHz Qualcomm MSM8928 apo quad core 1.6GHz HiSilicon Cortex-A9, i cili është prodhim i vetë Huawei.

Ascend Mate 2 përfshin edhe 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme, si dhe opsionin për zgjerimin e memories me mikro SD kartelë, me 32GB.

Huawei Ascend Mate 2 sjell edhe dy kamera, atë të përparmen me 5 megapiksel me f/2.5 dhe kamerën e pasme me 13 megapiksel me f/2.0 në pjesën e pasme.


Ascend Mate 2 do të bazohet në Android 4.3 Jelly Bean, baterinë me 4,050 mAh, si dhe ndërfaqen e Huawei – Emotion UI 2.0. / Telegrafi /