LAJMI I FUNDIT:

Modelet BlackBerry 10, më 30 janar 2013

Modelet BlackBerry 10, më 30 janar 2013

Më herët, prodhuesi i njohur kanadez, RIM kishte thënë se sistemin e saj operativ, BlackBerry 10 do ta lansoj më 30 janar 2013, dhe se dy modelet e reja të telefonave të cilët do të bazohen në versionin e ri të platformës së saj mobile do të prezantohen disa ditë më pas.

Tani, sipas njoftimit zyrtar të RIM, dy telefonat e ri BlackBerry 10 do të prezantohen në datën e njëjtë sikurse edhe sistemi i ri operativ, më 30 janar 2013.

Siç është thënë deri më tani, modelet e reja të telefonave të mençur të RIM do të jenë pjesë e linjës së re, BlackBerry L, dhe njëri prej tyre do të jetë me tastierë fizike të ngjashëm me BlackBerry Curve, ndërsa tjetri me ekran të plotë të ndjeshëm në prekje. / Telegrafi /