LAJMI I FUNDIT:

Telefonat Samsung, 40 për qind e Android

Telefonat Samsung, 40 për qind e Android

Samsung ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm me linjën e saj të telefonave Galaxy, sidomos me modelin Samsung Galaxy S II, dhe me sa duket një sukses të tillë do ta përsëris edhe me Galaxy SIII, për të cilin tashmë janë bërë më shumë se 9 milionë para-porosi.

Tani, sipas një raporti të ri nga Gartner, telefonat e mençur të Samsung që bazohen në Android mbajnë më shumë se 40 për qind të tregut, nga të gjithë telefonat e shitur Android.

Për t’i thjeshtësuar statistikat, nga çdo 10 telefona të shitur Android, Samsung shet 4 nga ata.

Më tutje sipas raportit, asnjë prodhues tjetër i telefonave Android, nuk i afrohet Samsung’ut, pasi që shumica prej tyre nuk kalojnë 10 për qind të tregut të Android. / Telegrafi /