LAJMI I FUNDIT:

25 miliard shkarkime

25 miliard shkarkime

Numërimit mbrapa deri te rekordi i ri i App Store të Apple i erdhi fundi. Kompania publikoi shkarkimin e 25 miliard aplikacioneve nga kjo shitore online dhe përfundimin e këtij aksioni promocioni në të cilin shpërblimi ishte 10,000 dollarë për blerjen e aplikacioneve në App Store.

Apple App Store për iPhone, e më vonë edhe për iPad, në funksion është lëshuar para katër vitesh (në vitin 2008), e njëkohësisht ishte paraqitur edhe pako iPhone SDK për zhvillimin e aplikacioneve. Shkarkimin e një miliardët të aplikacionit kompania e pati shënuar në muajin prill të vitit 2009, e dhjetë miliard shkarkime në janarin e vitit të kaluar. Emrin e fituesit fatlum i cili do të fitoj bonon në vlerë prej 10,000 dollarë Apple do ta publikoj më vonë. /Telegrafi/