LAJMI I FUNDIT:

KB Peja zyrtarisht në Superligë

KB Peja zyrtarisht në Superligë

KB Peja do të rikthehet në garat e Superligës së Kosovës, ka njoftuar FBK-ja, përmes faqes zyrtare.

Klubi i Basketbollit Peja me sukses ka aplikuar për wild card për një vend në Superligën e Kosovës në Basketboll për sezonin 2015/16.

“Bordi i FBK-së ka konstatur as KB Peja ka paguar shumën prej 10 mijë eurosh dhe ka prezantuar dëshmi për përmbushjen e kushteve të tjera teknike dhe sportive për garim në Superligë dhe duke plotësuar kushtet e kërkuara për marrjen e Wild Card-it”.

“KB Peja po bënë të gjitha përgaditjet për të pasur sezonën më të mirë këtë sezonë dhe jemi duke përgaditur ekipën për këtë sezonë. Poashtu klubi po punon që nga ky vit krahas luftës për titull, Kupë dhe Balkan League të punoj shumë më shumë edhe me të rinjët tonë të cilët nesër do e përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare”, thuhej në njoftimin e klubit pejan. /Telegrafi/