Problemi i Greqisë është se nuk ka likuid. Borxhi i përgjithshëm i shtetit është 180 për qind. Me ndryshimet aktuale, Greqia nuk mund ta paguaj kurrë këtë borxh. Nëse edhe një muaj vazhdon kështu, do të ketë vështirësi edhe për t’i ushqyer njerëzit. Gjendja alarmante tash mbanë emrin “Kriza Greke”.
Ndryshimet e mëposhtme janë nevojë urgjente për ta stabilizuar vendin e ndoshta për të filluar t’i paguaj një sasi të borxheve. Disa nga propozimet kanë dalë nga Kreditorët e disa nga vete Qeveria.
1. Të eliminohen të gjitha anomalitë sociale; p.sh.: të gjithë banorët e një ishull janë regjistruar si të verbër për të marrë subvencione. Apo pensionet invalidore, ku të gjithë që janë në këtë lloj pensioni
2. Ishujt të paguajnë TVSH – deri me tash asnjëri prej ishujve nuk ka paguar asgjë edhe pse kanë një turizëm të zhvilluar.
3. Të hiqet lirimi prej 30 për qind i të gjitha pagesave tjera për ishujt. Kjo është edhe arsyeja se pse Greqia nuk e ka shitur gati asnjë ishull.
4. Taksa në hotele dhe restorante të rritet në 25 për qind.
5. Të gjithë bujqve pa përjashtim t’u hiqen të gjitha subvencionet e pakontrolluara shtesë – përfshirë edhe naftën.
6. Çdo gjashtë muaj të shqyrtohet sistemi laksativ dhe çdo vit të përmirësohen nga defektet paraprake.
7. Të rritet taksa në të ardhura nga aktualja. Në nivelin e pagave deri në 12.000 mijë euro të rritet nga 11 për qind ne 15 për qind. Ndërsa mbi 12.000 mijë euro të rritet nga 33 për qind në 35 për qind.
8. Të eliminohet/anulohet paga e 13 dhe 14.
9. Mbi pensionet (Pensionet Suplementare) të eliminohen tërësisht. Mosha e daljes në pension të rritet në 67-68 vjet.
10. Buxheti ushtarak të zvogëlohet në vite. Në vitin 2016 të zvogëlohet për 100 milionë euro; në vitin 2017 të zvogëlohet 200 milionë e kështu të vazhdojë deri në vitin 2020.
11. Të ndërrohet komplet ligji mbi taksat dhe me ligjin e ri të lejohen reformat. Në këtë mënyrë anulohet edhe vendimi i Gjykatës Supreme të vitit 2012 që të mos bëhet ndryshim në sistemin e taksave
12. Gjatë vitit 2017 të fillohen mundësitë e kthimit të borxhit që Greqia u ka kreditorëve (vendeve të BE-së dhe bankave).
Këto propozime janë vetëm fillimi, duke llogaritur se duhet të zgjasin të paktën deri në vitin 2015. Një numër ministrash aktual grek kanë kërkuar që veprime të këtilla mos të pranohen se dëmtohet shoqëria greke.
Të gjitha këto ndryshime do t’i mundësojnë Greqisë të zvogëloi shpenzimet shtetërore rreth 13 miliardë euro dhe i mundëson shtetit një ndihmesë prej 50 miliardë eurosh nga kreditoret.
Aplikimi i këtyre 12 pikave do të jetë sukses shumë i madh për Qeverinë greke, edhe pse Referendumi i së dielës e ndalon një veprim të tillë. Qeveria e Kryeministrit Tsipras ka një marrëveshje me pesë parti dhe përbenë shumicën në Parlamentin grek prej 162 deputetësh dhe mund t’i kalojë këto ndryshime – kur dihet që edhe opozita është në favor të fuqizimit të vendit.
Nga këndvështrimi i Kosovës, Greqia është para kolapsit disa ditor. Por, kjo krizë që mbanë emrin “Kriza Greke” mund të zgjerohet nga sfera ekonomike edhe në atë politike duke futur në mosmarrëveshje Gjermaninë e Francën, dy shtete më të mëdha dhe më të fuqishme të Evropës.
Kancelaria Merkel, për media botërore tha shkurt: “Tashmë qethja e zakonshme, nuk vjen në konsideratë për Greqinë”. A do të merren parasysh nga Parlamenti grek këto propozime – mbetët të shihet. Por, koha e negociatave është ngushtuar tepër shumë. Kolaps apo fitore?!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker