LAJMI I FUNDIT:

Milionerët e varfër

Milionerët e varfër

Ka diçka që fillimisht duhet ta komentoj si realitet, e që ka të bëjë më shtrëngesat e mendjes së shëndosh dhe lirisë së mbikëqyrur nga mafia e krimit dhe korrupsionit, prej nga del shija dhe dashuria për shtetin. Ndofta në këtë fotografi solidarizohej mania e ikjeve të fundit të shqiptarëve drejtë Evropës?!

Për herë të parë që kam hasur milioner të vërtetë, ka kenë një ankand i pikturave në Munih të Gjermanisë. Ishin pesë piktura në shitje, të kolosëve të artit botëror, duke filluar me Goya, Gogen, Monet, Matis dhe Serov!.

Në këtë ankand pikturash, përpos milionerëve milionerë, kishte edhe milionerë të varfër! Milioneret milionerë blinin pikturat, ndërsa milionerët e varfër ishin vetëm pjesëmarrës dhe vëzhgues të këtij ankandi. 75.5 milionë duket se përfitoi ky ankand i pikturave, pikërisht nga milionerët milionerë. Gjithsejtë u shiten tri piktura, ndërsa të tjerat u shtynë në një termin tjetër të radhës.


Ishte sprovë për mua të marr pjesë në këtë ankand, madje vetëm si publik, pa pasur fare miliona, madje edhe pa qenë milioner i varfër. Në fakt, isha i vetmi shqiptar që pata fatin të merrja pjesë në një ankand pikturash me renome. Por, qëllimi im në këtë artikulli nuk është të merrem me ankandin e pikturave dhe me vlerat e tyre, sepse ajo që më ngacmoi ishte fakti qe në këtë ankand hasa për herë të parë termin: “milioneret e varfër”.

Këta milionerë ishin edhe të seleksionuar nga organizatoret e ankandit, madje vetëm sipas kushtit të milionave që kishin. Këtë të vërtetë të seleksionimit e kuptova më vonë, nga një shok i imi që kishte njohuri dhe komunikime të afërta me stafin e organizimit të ankandeve. Ndër të tjera kushte që mësova këtu, për milioneret e varfër, ishte kuotën e lartë të milionave, sanksionimi i tyre në kërkesën për blerje nëse nuk e argumentojnë se kanë blerje zyrtare brenda një kohe të gjatë prej 10 viteve, dhe po ashtu nëse nuk kanë kartelën e vizitave në ankande të tjera.

Milionerët e varfër duket se janë shtuar këtyre pesëmbëdhjetë viteve të fundit edhe në Kosovë. Për dallim nga ankandi i pikturave, ankandi i tyre është politika. Milioneret e varfër të Kosovës, në vend të pikturave blejnë poste dhe korruptojnë fatin e qytetarëve dhe të vendit të tyre. Asnjëherë nuk do të pyes se si u pasuruan në një vend me kaq mjerim ekonomik dhe se sa miliona kanë arritur të kenë? Nuk është punë e imja kjo, vetëm konstatoj gjendjen që tashmë është e faktuar para qytetarëve. Këtë mund ta bëjë, sepse është detyrë e secilit qytetar të ndershëm të këtij vendi.

Milioneret më të mëdhenjtë duket se janë në PDK, sepse këta arritën që të mbajnë pushtetin më gjatë, arritën që gjatë mandatit të tyre qeverisës të shesin dhe të privatizojnë ndërmarrjet e shtetit, hapën tenderë të gjithanshëm dhe nga ta u bënë shumë milionerë. Në Kosovë ka milionerë-milionerë dhe milionerë të varfër të cilët po pasurohen çdo ditë në kurriz të fatit të qytetarëve dhe vendit. Kjo nuk besoj të ndodh diku kaq ashpër se sa në vendin tim të quajtur Kosovë.


Në trend

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di

Magazina
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina
Kalo në kategori