Informata n’besë
Nëse për një moment i kthehemi historisë dhe traditës së popullit Shqiptarë, është e pamundur që të mos e hasim termin “Besë”, term ky i cili në një mënyrë apo tjetër na ka bërë të veçantë si popull dhe si komb. Në shumë raste e kemi bartur këtë nocion me krenari dhe ballëlartë duke qenë të gatshëm që ta rrezikojmë edhe jetën tonë, vetëm për të mos e thyer atë. Kur ne e kemi dhënë “besën” për ndonjë gjë, ka qenë e pamundur të thyhet ajo.
Kanë kaluar shumë perandori, luftëra dhe okupime, dhe populli ynë e ka ruajtur traditën, traditë kjo e cila na ka simbolizuar.
Liria, që me shumë mund, sakrificë e gjakderdhje e fituam, na vuri në pah atë që vërtet jemi, dhe na e demantoi dhe përdhosi atë mburrje që e kemi mbajtur me aq krenari. Të gjithë jemi dëshmitarë të një situate jo më të largët se një dekadë e gjysmë, kur kemi qenë të detyruar të jemi transparent, me apo pa dëshirën tonë. Dhe nëse dikush do të mendonte se do vijë dita kur në Liri do detyrohemi ta humbim dhe ta çrrënjosim këtë “epitet”, do ta cilësonte vetën si një skizofren të lajthitur nga realiteti.
Por, ja që po jetojmë në kohën kur po detyrohemi që të bëhemi ata që duhet ta thyejmë besën. Kjo i bie që në rast se dikush ta jep një informacion të besueshëm dhe shumë të rëndësishëm në mënyrë sekrete, gjë kjo që në vete është një lloj bese, ne duhet ta thyejmë atë. Askush nuk do të mendonte se do vijë kjo ditë kur në liri, do detyrohemi të bëhemi tradhtarë, duke e thyer kështu çdo “besë” të dhënë, sepse vetë ligji dhe kodi penal shtetëror do të të detyrojë të bësh një gjë të tillë.
Pse po ndodhë kjo?
Po t’i referohemi një manuali të “Reporterëve Pa Kufij”, të publikuar më 25 janar 2012, do ta kuptojmë që sa i përket lirisë së shtypit, Kosova renditet në vendin e 86-të, ndërsa Shqipëria zë vendin e 96-të. A nuk mjafton kjo që ne si shtet ashtu edhe pushtet të bëjmë çmos që të ndryshojmë këtë gjendje?
Nëse e lexojmë “Deklaratën Universale Shtetërore për të drejtat e Njeriut”,ndër të tjera do ta gjejmë edhe këtë: “Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit, dhe të të shprehurit; kjo e drejtë përfshinë lirinë e mendimit pa ndërhyrje, dhe lirinë e dhënies së informacionit përmes çfarëdo mjeti, pavarësisht kufijve”. E thash këtë sepse pikërisht në këtë kohë, kjo e drejtë është zbehur mjaft shumë; kjo e drejtë ka pësuar një goditje të rëndë nga vetë ata që është dashur ta mbrojnë atë nga të tjerët. Ata e kanë prerë në besë këtë liri të të shprehurit: ata të cilëve si duket kjo liri e shtypit po ju pengon në kryerjen e veprave sipas dëshirave të tyre, dhe larg syrit te popullit.
A duhet të jenë ata të dukshëm vetëm në kohën e zgjedhjeve, ku pa përtesë i gjejnë mediet ku janë e ku s’janë, vetëm për të bërë një prezantim të planit të tyre mashtrues dhe të (pa)realizuar?
Pas gjithë kësaj, e vetmja shpresë që ka mbetur është Presidentja, e cila ende po mendohet, se a duhet ta etiketojë shtetin si shtet demokratik, duke e ofruar kështu në listë me vendet siç është Norvegjia apo Zvicra, apo ta kthejë mbrapa duke ja dhënë kështu një hije autokratike, siç është Koreja Veriore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker